Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka kritikuar Qeverinë Hoti, për rastin e sotëm të vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, raporton Front Online.
Ai ka thënë se një veprim i tillë është përgjegjësi e atyre që janë në pushtet, dhe se ministrja e Financave dhe kryeministri Avdullah Hoti, duhet të japin më shumë informacione te qytetarët, e të krijojnë siguri për ta.
“Është përgjegjësi politike e atyre në pushtet që të marrin dënimin meritor politik për lëshimin që ka ndodhur. Duhet të ketë mekanizëm kontrollues në thesar.
Unë besoj që ministrja e Financave së bashkë me kryeministrin e drejtorin e Thesarit të japin më shumë informacion e të krijojnë siguri te qytetarët. Rasti i sotëm është edhe një goditje për qytetarët”, tha ai në Rubikon.