Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Prokuroria ka filluar hetimet për 1700 kontrata burimore.
Ai tha se Qeveria Kurti ka lidhur kontratat njëburimore me mesatarisht dy në ditë.
“Lexova që prokuroria paska fillu hetimet për 1700 kontrata njëburimore!nKjo qeveri paska lidhur mesatarisht 2 kontrata njëburimore çdo ditë, me një vlerë rreth 300,000 euro në ditë, per çdo ditë pune! Dikund rreth 300,000,000 euro për 900 ditë pune sa i ka konsumu kjo qeveri deri tash!”, tha ai.
Postimi i plotë:
Lexova që prokuroria paska fillu hetimet për 1700 kontrata njëburimore!
Kjo qeveri paska lidhur mesatarisht 2 kontrata njëburimore çdo ditë, me një vlerë rreth 300,000 euro në ditë, per çdo ditë pune! Dikund rreth 300,000,000 euro për 900 ditë pune sa i ka konsumu kjo qeveri deri tash!
E pra, sa për informim, Ligji për Prokurimin Publik lejon kontratat njëburimore veç në raste të veçanta, si:
✅ Emergjenca – Kur s’ka kohë për procedura të zakonshme.
✅ Kur veç një kompani mundet me kry punën – Për arsye teknike ose të drejtave ekskluzive.
✅ Punë ose furnizime shtesë – Që lidhen direkt me kontratën ekzistuese.
Pra, ia vlen me pyet veten: a ka mundësi që kanë qenë 1700 emergjenca në Kosovë, apo ndonjë punë që veç një kompani paska mundesi me kry? Kjo vlera e shtesave, sa per sqarim te gjitheve ish dikund as 10% e vleres totale!