Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet që në fund të kësaj jave ta mbajë Kuvendin e ri zgjedhorë, në të cilin pritet të zgjidhet kryetari e kryesia e re e kësaj partie, shkruan Front Online.
Deri me tani, disa anëtarë të kësaj partie kanë shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar për të parin e LDK-së, por janë shtuar zërat se në zgjedhjen e kryetari të ri do të ketë ndikim kryesia e vjetër, e cila ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, si shkak i rezultatit të dobët.
Sejdiu tha se për Kuvendin zgjedhor të LDK-së nuk janë bërë përgatitje e duhura.
Sipas tij, struktura e vjetër e LDK-së e cila ka prodhuar efekte negative nuk do të duhet të ishte pjesë e proceseve nëpër të cilat po kalon kjo parti.
“Them se nuk ka filluar mbarë nga shkaku se nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme si duhet dhe se e dyta ajo strukturë e delegatëve e cila ka prodhuar efekte negative nuk do të duhej të ishte dhe në Këshillin e Përgjithshëm edhe në kryesinë si faktorë vendimmarrës për këtë proces të rëndësishëm që e ka LDK para vetës. Sipas meje duhet të ishte një ekip i ri i cili do të mandatohet me një mandat të parakohshëm nga ana e Kuvendit të tillë dhe të shpallen zgjedhjet e përgjithshme në LDK që nënkupton ndërtimin e një strukture të re në bazë të vullneti të elektoratit të saj”, ka thënë Fatmir Sejdiu për Front Online.