Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të miratohen 35 pika të mbetura nga 27 seancat e kaluara, të cilat kishin dështuar të miratoheshin si rezultat i mungesës së vendimmarrjes.
Edhe në këtë seancë 31 pika kanë dështuar të miratohen si rezultat i mungesës së kuorumit ani pse në sallë pati pjesëmarrje të mjaftueshme të deputetëve, mirëpo jo të gjithë morën pjesë në votim.
Ndaj kësaj ka reaguar ish-deputeti Dardan Sejdiu në një postim në “Facebook”.
“Paloni katallogat, shpërbejeni kuvendin dhe shkoni ne zgjedhje!”, ka shkruar ai./FrontOnline/