Loja me sekrete ka vënë në lëvizje banorët në shtëpinë e Big Brother VIP, ku secili prej tyre duhet t’i zbulojë tjetrit/tjetrës sekretin që ka dhënë te dhoma e rrëfimit dhe ai ose ajo që gjen më shumë do të ketë një rol nga Big Brother.
Derisa ishin në dhomën e gjumit, Egzona dhe Monika po diskutonin për sekretin “Kam qenë në Dubai dhe atje kam thyer këmbën”, ku aktorja nga Shqipëria i thotë moderatores nga Kosova se kosovarët shkojnë shumë në Dubai.
“Ju kosovarët shkoni shumë në Dubai”, i drejtohet Monika, derisa Egzona i thotë se nuk e paskam vënë re këtë lloj statistike që ajo po thotë.
Në lojë janë 9 sekrete, ku personit që i zbulohet do të marrë një penalizim nga Big Brother.
Derisa theksojmë se këtë të martë njëri mes Monikës dhe Arbërit do të largohet nga Big Brother.