Seanca për formimin e Qeverisë së re do të mbahet nga ora 17:00.
Këtë e ka konfirmuar pzëdhënësi për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
Seanca për formimin e Qeverisë vije pasi ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, i dërgoi letër më herët liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ky subjekt ta propozojë mandatarin për kryeministër.