Seanca e radhës e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë do të jetë më 18 nëntor.
Dhomat e Specializuara në kalendarin e saj e kanë caktuar 18 nëntorin si datë për konferencën për ecurinë e çështjes, duke filluar nga ora 11:00.
Thaçi ishte paraqitur të hënën për herë të parë para Gjykatës Speciale në Hagë, ndërsa u deklarua i pafajshëm.