×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca e nesërme vazhdon me kandidatin e njëjtë e me qëndrime të njëjta

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Kosova vazhdon të mbetet në bllokadë politike pas zgjedhjeve të fundit, pasi për të shtatën herë me radhë ka dështuar përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

    Megjithëse kjo parti ka të drejtën për të propozuar kandidatin për këtë post, siç e konfirmon edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2014, kandidatja Albulena Haxhiu nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend, për shkak të qëndrimit të pandryshuar të partive opozitare, të cilat po kërkojnë nga VV të paraqesë një emër tjetër.

    Ndryshe, sot pas dite, kreu i VV-së, ka dërguar një ftesë për takim në drejtim të kreut të PDK-së, Memli Krasniqi dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për tu takuar sot në ora 08:30.

     

    Fadil Demaku: Ndryshimi duhet të vijë nga Vetëvendosje, PDK nuk ka çka të ndryshojë

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, për FrontOnline ka deklaruar se përgjegjësia për tejkalimin e bllokadës politike dhe konstituimin e Kuvendit i takon plotësisht Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve.

    Ai tha se opozita, konkretisht PDK, nuk ka hapësirë për ndryshim dhe nuk është në pozicion për të ndikuar në zhvillimet aktuale.

    Ndryshimi duhet të vijë nga VV dhe atyre u takon përgjegjësia për t’i bërë numrat dhe për ta bërë konstituimin e Kuvendit,” tha Demaku.

    Sipas tij, Vetëvendosje po tregon mungesë vullneti për të marrë përgjegjësinë që i takon si subjekt fitues.

    Ne jemi në një pozicion që gjërat nuk varen nga ne. PDK nuk ka çka të ndryshojë. Po shihet se VV janë totalisht të pa interesuar për të udhëhequr me mandatin për të udhëhequr,” u shpreh ai për FrontOnline.

    I pyetur nëse PDK-ja do të ketë numrat për të formuar qeverinë nëse dështon VV, Demaku tha se është herët për këtë diskutim.

    Sa i përket asaj se a i kemi numrat ne, VV duhet me e konsumu kohën e tyre e pastaj kur të vijë radha jonë, e shohim atëherë.” shtoi ai.

     

    Kadrijaj: S’kemi ndryshuar qëndrim për Haxhiun

    Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se qëndrimi i AAK-së në lidhje me pjesëmarrjen në seancën e nesërme të Kuvendit mbetet i pandryshuar.

    Sa i përket pjesëmarrjes në seancë, ajo konfirmoi se deputetët e AAK-së do të jenë të pranishëm, por se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

    S’kemi ndryshim të qëndrimit, në seancë do të marrim pjesë ” tha Kadrijaj për FrontOnline.

     

    Baraliu: Partitë politike po bëjnë lojëra teatrale – Asnjëra palë nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë

    Analisti politik Mazllum Baraliu për FrontOnline e ka komentuar ngërçin institucional në vend duke e quajtur atë një “lojë teatrale politike”, ku partitë po veprojnë për inate të ndërsjella dhe po e thellojnë krizën me pasoja serioze për vendin.

    Unë e shoh si një lojë teatrale politike, si një parodi që po ndodhë në mes të partive politike, edhe atyre të minoriteteve,” ka deklaruar Baraliu.

    Sipas tij, askush nuk i ka numrat për të formuar qeverinë, dhe kjo po e shtyn vendin në një situatë të pasigurt institucionale.

    Po ndodhë një shtyrje, një hatërmbetje. Asnjë palë nuk i ka votat për votimin e Qeverisë dhe në votimin e qeverisë thehen ato rreshtat,” u shpreh Baraliu për FrontOnline.

    Ai paralajmëroi se kjo situatë, nëse vazhdon, mund të ketë pasoja të rënda për vendin.

    Për inati të njëri-tjetrit, po e dëmtojnë gjendjen kohore e cila është emergjente, sepse ne sa më shpejt dhe ky vakum që ka mbetur në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2014, për t’i realizuar betejat e tyre, do të jenë bumerang për vetë partitë,” ka përfunduar ai.

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.