Më 20 shtator, serbët që banojnë në veri të Kosovës organizuan një bllokad përgjatë vijës kufitare kundër vendimit të Qeverisë Kurti për reciprocitetin e targave.
Kështu patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet e protestuesve serbë edhe në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, janë duke u shtuar.
Derisa po shihet se gjendja vetëm është u bërë e jashtëzakonshme reagimet nga artistët nuk po mungojnë, të cilët po i mbështesin ushtrinë.
Së fundi, ka reaguar edhe reperi, Asdren Gjikolli – Gjiko, i cili ka shprehur mbështetje ndaj ushtarëve përmes një InstaStory me një mesazh mjaft prekës.
“Se un jam Kosova që nga plumbi s’vdes. Kosovë m’ka falë Zoti, e Kosovë do t’mbes”, thuhej në imazhin ku shiheshin ushtarë të FSK- së.