Sipas informacioneve jozyrtare, Porsche do të shfaqë premierë për publikun modelin 718 Cayman GT4 RS në panairin e automjeteve në Los Angeles, i cili fillon më 17 nëntor.
Muajin e kaluar, Porsche ofroi në mënyrë efikase një uverturë për Cayman-in më të fuqishëm dhe më të shpejtë deri më tani, pasi ata publikuan foto dhe pamje video nga testet dhe matjet përfundimtare të marra në Nürburgring Nordschleife.
Makina me dy ulëse që do të mbajë etiketën GT4 RS tregoi “talent” luksoz, teksa gjëmonte nëpër “ferrin e gjelbër” në 7 minuta 9.3 sekonda, që është 23.6 sekonda më e mirë se koha e arritur nga Cayman GT4.
Më pas u njoftua se lansimi i prodhimit të Cayman-it më të shpejtë do t’i prezantohet publikut në nëntor dhe sipas informacioneve jozyrtare, GT4 RS do të mbërrijë në qendër të vëmendjes në Auto Show në Los Anxhelos, duke filluar nga mesi i javës së ardhshme.
Tashmë dihet se Cayman GT4 RS i lehtësuar dhe i optimizuar për pista do të fuqizohet nga një motor boksier me gjashtë cilindra atmosferik 4.0 litra me vendndodhje qendrore që ka 420 kuaj fuqi në versionin GT4, por me shtimin e RS do të zhvillojë rreth 450 kuaj fuqi.
Një transmision automatik me dy pedale (PDK) me 7 shpejtësi është përgjegjës për transmetimin e fuqisë në boshtin e pasmë dhe ende nuk dihet nëse transmetimi manual i ofruar nga Porsche me Cayman GT4 do të jetë në ofertë./FrontOnline/