×
  • Lajme
  • Lajme

    Së shpejti në Qeveri propozimi për rishikim të buxhetit

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Qeveria e Kosovës brenda pak ditësh pritet t’i japë dritën jeshile propozimit të Ministrisë së Financave për rishikim të buxhetit për vitin 2021.

    E, pas kësaj ky propozim do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për votim.

    Kjo, pasi që rishikimi për buxhetin ishte paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje qysh në kohën kur ky buxhet ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, nga qeverisja e kaluar, shkruan FrontOnline.

    Tashmë, të gjitha punët që i takojnë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), pothuajse kanë përfunduar.

    Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

    “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dërguar instruksionin për rishikim të buxhetit tek organizatat buxhetore. Organizatat buxhetore i kanë dorëzuar përgjigjet/kërkesat e tyre sipas këtij instruksioni. Momentalisht, MFPT është duke bërë konsolidimin e të dhënave që ka marrë nga OB-të dhe është në proces të konsolidimit të buxhetit”, ka thënë Shahini për FrontOnline.

    Shahini, ka deklaruar që propozimi për aprovim në Qeveri për rishikim të buxhetit pritet të dërgohet së shpejti.

    “Pritet që së shpejti të dërgohet propozimi për aprovim në Qeveri për rishikimin buxhetor dhe ky projektligj të dërgohet në Kuvend”, është shprehur ai, për FrontOnline.

    Ushtruesi i detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në qeverisjen e kaluar, Liburn Aliu kishte thënë se rishikimin e buxhetit do ta bëjnë në momentin që do ta marrin Qeverinë.

    “Por, meqenëse do të jemi në një situatë të tillë dhe do të kemi qeveri tjetër prej kësaj që është sot, pas pak muajsh, atëherë duhet ta kemi parasysh që do mund të bëhet edhe rishikimi i buxhetit që në muajt e parë të qeverisë së ardhshme. Pra, që nga muaji mars e prill eventualisht do të mund të kemi mundësi të rishikimit të buxhetit”, kishte deklaruar Aliu.

    Buxheti për vitin 2021 është miratuar më 29 dhjetor me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i...
    Lajme13 Janar 2025
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë. Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Të tjera
    Kronika13 Janar 2025
    Gjashtë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovës. Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi ka...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.