Superformance dhe Everrati po shpallin një version elektrik të modelit sportiv Ford GT40, me një premtim për të kombinuar stilin e shkollës së vjetër dhe motorin modern, transmeton FrontOnline.
Superformance dhe Everrati deklarojnë se zhvillimi në rrugë e sipër dhe se më shumë informacion do të shpallet në muajt e ardhshëm.
Disa informacione thonë se GT40 elektrik do të ketë dy motorë elektrikë me një total prej 800 kuaj fuqi, si dhe se autonomia me një karikim të baterisë 46 kWh do të jetë 200 km. Gjithashtu, përshpejtimi nga 0 në 100 km/h do të jetë nën 4 sekonda./FrontOnline/