Një informacion i ri ka ardhur nga kompania britanike Arash për hipermakinën e tyre të ardhshme elektrike Imperium, e cila më parë njihej me emrin e koduar AFX.
Imazhet e njoftimit zbulojnë, ndër të tjera, se Imperium nuk ka pasqyra klasike, dhe gjithashtu tregon një spoiler të mrekullueshëm të përparmë, pendë peshkaqeni dhe rrota të mëdha (20 dhe 21 inç).
Në pjesën e brendshme do të ketë vend për dy pasagjerë, ndërsa falë monokokut me fibra karboni, makina peshon deri në 1150 kg.
Arash thekson se varianti më i fuqishëm (Imperium S) do të fuqizohet nga katër motorë elektrikë me gjithsej 2400 kW/3264 kuaj fuqi si dhe se bateritë litium-jon janë 100 kWh.
Gjithashtu, do të ketë dy versione më të dobëta në gamë, dhe është planifikuar prodhimi i gjithsej 75 kopjeve (nga të cilat 20 kopje janë versioni Imperium S)./FrontOnline/