Së paku dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një sulm në qytetin kanadez Quebec, shkruan BBC.
Policia i ka thënë qytetarëve të qëndrojnë brenda, pasi një person “me veshje mesjetare” ka sulmuar disa persona me një mjet të mprehtë të shtunën mbrëma.
Një person në mesin e 20-ave është arrestuar pak para orës 01:00 të dielën, me kohë lokale.
Por qytetarëve ende po i thuhet të qëndrojnë mbyllur derisa po vazhdojnë hetimet.
Sulmi nga ndodhur në Parliament Hill në një lagje historike në Quebec. Raportimet e para rreth incidentit kanë qarkulluar në orën 22:30 me kohë lokale.
Pas arrestimit nga policia në parkun biznesor “Espace 400e”, personi është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.