×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

    FrontOnline
    15 Qershor 2024

    Liderët e Grupit të Shtatë (G7) vendeve më të industrializuara nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi nuk ishte serioz, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz.

    Duke folur në Itali pak para se të nisej për Zvicër, ku të shtunën do të nisë samiti për Ukrainën, Scholz tha se Putini e bëri këtë propozim vetëm sa për ta shpërqendruar vëmendjen nga samiti në Zvicër.

    Putin u zotua të premten se do të urdhërojë “menjëherë” armëpushim në Ukrainë dhe fillim të bisedimeve, nëse Kievi fillon t’i tërheqë trupat nga katër rajone ukrainase që Moska pretendon se i takojnë asaj, dhe nëse heqë dorë nga kërkesa për t’iu bashkuar NATO-s.

    “Të gjitha e dimë se ky propozim nuk u mendua seriozisht, por kishte të bënte diçka me konferencën për paqe në Zvicër”, tha Scholz për televizionin ZDF.

    Kushtet e parashtruara nga Putin, të cilat janë paraqitur nga zyrtarët rusë disa herë në të kaluarën, u refuzuan edhe një herë nga Ukraina.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se ofertës së presidentit rus për armëpushim nuk mund t’i besohet.

    Dhjetëra liderë botërorë janë mbledhur të shtunën në Zvicër në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës mbi dyvjeçare në Ukrainë.

    Më shumë se 90 vende dhe organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në takimet e samitit, i cili do të mbahet në një resort bjeshkor në qytetin Burgenstok.

    Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Japonisë, janë në mesin e atyre që pritet të marrin pjesë.

    Por, Moska nuk u ftua fare në këtë samit, të cilin zyrtarët ukrainas e kanë cilësuar si “samiti për paqe”. Edhe para deklaratave të Putinit më 14 qershor, zyrtarët rusë e kanë hedhur poshtë samitin duke e cilësuar si të “pavlerë”.

    Kjo e ka nxitur Kinën, e cila është partnere e madhe e Moskës në tregti dhe i mbështet shumicën e qëndrimeve të Moskës në arenën ndërkombëtare, vendosi të mos marrë pjesë. REL

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Qershor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ndarjen nga Monika Kryemadhi. Në një intervistë , ai tha së është proces divorci me Kryemadhin. “Znj....
    Bota/Rajoni20 Qershor 2024
    Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi të enjten se po e tërheq kandidaturën e tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s,...
    Bota/Rajoni20 Qershor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Bëhet e ditur se një 21-vjeçar, duke drejtuar veturën ka...
    Të tjera
    Lajme20 Qershor 2024
    Deputeti i VV-së, Vendenis Lahu, është takuar me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, për të folur rreth dinamikës së punëve në magjistralen...
    Sport20 Qershor 2024
    Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Spanjës dhe Italisë që po zhvillohet në rrethin e dytë të fazës...
    Lajme20 Qershor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dyshon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mund të bëjë tjetër aneks marrëveshje në takimet me presidentin e...
    Lajme20 Qershor 2024
    Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në rajonin e Pejës e Prishtinës, deri më tani katër persona janë arrestuar...
    Bota/Rajoni20 Qershor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ndarjen nga Monika Kryemadhi. Në një intervistë , ai tha së është proces divorci me Kryemadhin. “Znj....
    Lajme20 Qershor 2024
    Sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor që ndërlidhet me fajdet, njofton policia....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.