Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve.
Ai ka vizituar vendin se ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm që ta lë vdekur katër persona.
Scholz ka vendosur lule në vendin e një memoriali të ngritur pranë vendit ku ndodhi sulmi.
Ai i është shtuar luleve të shumta tashmë atje, të vendosura në Kishën e Shën John, shkruan BBC.
Për rastin në fjalë është arrestuar një shtetas arab, i cili është mjek me profesion, dhe e kishte marrë një veturë me qira për të goditur njerëzit.