Aktorja Scarlett Johansson tha se ekipi i saj drejtues e manipuloi atë në fillim të karrierës së saj për të pranuar të luante role provokuese.
“Të rejat objektivizohen dhe ky është një fakt. Nëse dikush të ‘fut në kallëp’ do të përcaktojë rrjedhën e jetës tënde. U binda të luaj tipin ‘bombastik’ të vajzës, që është objekt i dëshirës. Kur u ndërgjegjësova për këtë situatë, nuk munda të dilja prej saj”, tha ajo.
Ajo shtoi se rolet që fokusohen tek pamja kanë një jetëgjatësi të shkurtër. Ajo filloi të ndihej jo rehat në botën e aktrimit. Ajo luajti në filmin “Lost in Translation” me Bill Murray kur ishte vetëm 17 vjeç.
“Personazhet tanë kishin një marrëdhënie specifike dashurie dhe kjo ishte e vështirë për mua. E kam luftuar për shumë arsye. Kur mbaruam xhirimet, u ndjeva sikur u zgjova nga një ëndërr e keqe”, tha ajo.
Ajo ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, një vajzë tetëvjeçare, Rozën dhe një djalë, Kosma, një vjeç. Ajo shpjegoi se lindja e fëmijëve ndikoi shumë në rolet që ajo zgjedh tani.
“Unë mendoj se ky është një mësim i rëndësishëm për t’u mësuar vajzave dhe djemve – të bëjnë punë që u sjell atyre kënaqësi”, përfundoi ajo./FrontOnline/