Nga Sindikata e Arsimit po thonë që situata momentalisht nëpër shkolla është nën kontroll.
Edhe javën që vjen shkolla fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet nuk do të jetë e qasshme për nxënës.
Aty mësimi po mbahet virtualisht, për shkak të disa rasteve me COVID-19.
Por prindërit e nxënësve po thonë që mësimi nuk duhet të ndërpritet për shkak të disa rasteve pozitive me virus.
Sipas tij, mësimi online është duke dështuar.
E veç “Hasan Prishtinës”, janë mbi 10 shkolla në kryeqytet që mësimin janë duke organizuar sipas skenarit C.
Ndonëse rastet pozitive me COVID-19, janë duke u identifikuar në secilën komunë të Kosovës, mësimi në objekte shkollore po shihet si më i përshtatshmi.
Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Arsimit, po thotë që kjo është kërkesë e gjithë komunitetit të mësimdhënësve.
Ndërkohë nga Ministria e Arsimit në një përgjigjie me shkrim i thanë televizionit se të gjitha shkollat janë duke operuar bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm.