×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK: Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me kërkesa të qarta për Qeverinë e Kosovës

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    SBASHK-u ka bërë të ditur se Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel, ka përgëzuar vazhdimisht këtë sindikatë për angazhimet e shumta e të vazhdueshme në shërbim të anëtarësisë.

    Në një komunikatë për media thuhet se ky union, që përfaqëson 11 milionë mësimdhënës nga e tërë Evropa, ka shprehur me deklarime publike dhe me shkresa drejtuar Qeverisë së Kosovës, mbështetjen e fuqishme për sindikatën anëtare të tyre.

    Tutje aty bëhet e ditur se kështu ndodhi edhe edhe me letrën e këtyre ditëve, nënshkruar nga kryetari i Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Larry Flanagan, drejtuar kryeministrit Kurti, ministrit Murati dhe ministres Nagavci përmes të cilës ai shpreh mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un në emër të 11 milionë anëtarëve të këtij Unioni e duke  shprehur kërkesa të qarta sindikale për Qeverinë që të ketë qasje të duhur ndaj SBASHK-ut dhe sindikatave të tjera dhe që të funksionalizojnë Këshillin Ekonomik Social dhe të nisin me dialogun e sinqertë për të gjitha kërkesat duke nënshkruar Marrëveshjen Kolektive në nivel vendi dhe Kontratat Kolektive për Arsimin e Kosovës dhe me sektorët tjerë”.

    “Kryetari Flanagan ua kujton Kurtit, Muratit e Nagavcit se Kosova është një vend kandidat potencial për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se një element kyç në këtë rrugëtim është edhe dialogu social i Qeverisë, ministrive me SBASHK-un dhe sindikatat tjera”.

    “Kjo letër solidariteti me SBASHK-un dhe me kërkesat e këshillat e qarta nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës, është dërguar në adresën e Kryeministrit Kurti dhe në atë të ministrit Murati e ministres Nagavci dhe urojmë që ta lexojnë me kujdes dhe të ndryshojnë qasjen ndaj dialogut dhe ndaj sindikatave”, thuhet tutje në komunikatën për media të SBASHK-ut.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.