×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u me kërkesa për Qeverinë e re, nëse s’realizohen paralajmërojnë veprime sindikale

    FrontOnline
    07 Mars 2021

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, po kërkon nga Qeveria e ardhshme më shumë angazhim për përmirësimin e kushteve të punës.

    Jasharaj ka thënë se përmirësimi i kushteve të punës nëpër shkolla dhe institucione tjera arsimore është angazhimi kyç.

    “Shkollat tona në përgjithësi janë të rindërtuara rishtazi, ka ambiente nga jashtë që duken bukur por nga brenda janë goxha të thata sepse mungojnë mjetet bashkëkohore të punës. Ne do të angazhohemi me ministrin e ri që Qeveria e re të ndajë më shumë mjete për t’i krijuar kushtet e reja nëpër institucionet arsimore që ato t’i ngjajnë shekullit 21 por ndërkohë mund të rrjedhin edhe kërkesa të tjera të anëtarësisë të cilat ne si zakonisht do të përpiqemi t’i realizojmë përmes dialogut. E nëse dialogu nuk jep rezultate atëherë si në të kaluarën edhe tash SBASHK-u do ta dëgjojë zërin e punëtorëve të arsimit dhe në rast se çështjet nuk realizohen me dialog atëherë do të ketë edhe në të ardhmen veprime sindikale”, ka deklaruar ai për Indeksonline.

    Po ashtu, kryetari i SBASHK-ut kërkon nga Qeveria që të rregullohet Ligji i Pagave, në mënyrë që kërkesat për greva të jenë sa më minimale.

    “Do t’i shtojmë angazhimet që në Qeverinë e re të punohet me zell, të hiqen defektet që i ka thënë Kushtetuesja lidhur me Ligjin e Pagave në mënyrë që ligji i pagave të rregullohet ashtu siç ka thënë Kushtetuesja dhe të vihet në funksion ngase SBASHK-u mendon se kur shteti ynë ka ligj të pagave atëherë kërkesat për greva do të jenë minimale sepse ligji i pagave i rregullon ato dhe nuk ka arsye më kërkesa për rritje page”, ka shtuar ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Koalicioni “Demokracia në Veprim” mbajti një konferencë për media, ku ofroi një vlerësim të periudhës parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve publike...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.