×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u i kërkon takim Ministrit Vitia për vaksinimin e mësimdhënësve

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    SBASHK-u përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është i gatshëm për një takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për t’u informuar mbi paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria, përveç punonjësve shëndetësorë, do të mund të vaksinojë edhe mësimdhënësit nga Kosova.

    SBASHK i ishte drejtuar me një apel publik Qeverisë së kaluar të Kosovës që me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit ta kenë prioritet sektorin e arsimit dhe se më 29 mars i është drejtuar me shkresë ministrit Vitia duke kërkuar që të mbajnë një takim ku do të diskutohej përfshirja e mësimdhënësve në listën prioritare për vaksinim.

    “Këtë kërkesë nuk po e bëjmë që të jemi të privilegjuar, por sektori i arsimit është nga më të prekurit nga COVID-19, andaj vaksinimi me prioritet i punëtorëve të këtij sektori do të krijonte siguri dhe mundësi reale që viti shkollor të vazhdonte nëpër institucionet arsimore. SBASHK-u është në pritje të këtij takimi për të bashkëbiseduar për këtë çështje dhe për të marrë informacione nga dora e parë edhe lidhur me deklaratën, që mediat e Kosovës e kanë bërë publike, të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për gatishmërinë e shtetit shqiptar, që pasi ka bërë vaksinimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, të ndihmojë edhe në vaksinimin e punëtorëve në sektorin e arsimit të shtetit tonë”, thuhet në komunikatë.

    SBASHK falënderon Qeverinë shqiptare për vullnetin e treguar dhe pret nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit të Kosovës të dalin me një plan konkret se si do të realizohet aktiviteti i vaksinimit të punëtorëve në arsim.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Dubait. Kjo u bë me ndërmjetësimin e Ambasadës së Kosovës...
    Lajme18 Nëntor 2024
    KFOR-i ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq. Ushtarët nga Latvia janë parë me armë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    KFOR-i ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq. Ushtarët nga Latvia janë parë me armë...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sezoni i ftohtë ka nisur. E konsumi i energjisë është duke arritur pikun e tij. Lidhur me këtë, Kompania Kosovare për Furnizim...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e heroit të kombit, Indrit Cara pas ndarjes nga jeta...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurve B.A., me profesional mjek...
    Vip18 Nëntor 2024
    Dënimi i dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ në Sfidën e Kapitenit ka bërë që Diana dhe Arioni të përplasën ashpër me njëri-tjetrin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka njoftuar se të shtunën në këtë qytet vjen “Turneu...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.