Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e dorëzoi sot në Kuvendin e Kosovës, peticionin me 20 mijë e 458 nënshkrime të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
SBAShK-u kështu synon të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve.
Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Koosvës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.