×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK: Shkoi edhe ky vit pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2024

    SBASHK ka thënë se shkoi viti 2024 pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria.

    Në komunikatë thuhet se Qeveria nuk ka “dashur të dëgjojë” për kërkesat e anëtarësisë.

    “Anëtarësi e nderuar e SBASHK-ut kudo jeni, që nga çerdhet e deri në universitete, urojmë që viti që po vjen mos të jetë si ky që po e lëmë pas. Koleget e kolegët tanë në Arsimin Parauniversitar po bëjnë analiza të suksesit të nxënësve në përmbyllje të gjysmëvjetorit të parë dhe spontanisht edhe po përgatiten për festat e fundvitit. Është kjo koha edhe kur bëjmë vlerësime duke u kthyer nga janari e deri te ky muaji dhjetor, dhe fatkeqësisht vërejmë se shkoi edhe viti 2024 e nuk morëm as edhe një lajm të mirë nga Qeveria. U angazhuam dhe bashkërisht dërguam shumë shkresa te Qeveria dhe MASHTI duke përmendur kërkesat legjitime të anëtarësisë, por le që nuk u realizua as edhe njëra, por Qeveria Kurti e në veçanti znj. Nagavci as nuk deshti të dëgjojë për to dhe i iku vazhdimisht dialogut me SBASHK-un sepse e dinte se ne kemi fakte e argumente e ajo vetëm fjalë boshe e asgjë tjetër. Dalin e pa fije turpi flasin për rritje të dukshme pagash, por rritja ishte vetëm 28 euro teksa në Shqipëri kjo ngritje pagash është me qindra euro për vitin 2024.”

    SBASHK ka përmendur edhe kontratën kolektive duke thënë se ministrja Nagavci “i iku dialogut dhe obligimit të saj për negociim”.

    “Iu drejtuam me kohë Ministres për të bashkëbiseduar e negociuar Kontratën e re Kolektive, por ajo i iku dialogut dhe obligimit të saj për negocim me të vetmin qëllim që t’ju lë pa Kontratën Kolektive, që është bazë e fortë e ruajtjes së të drejtave tuaja të punës. Kërkuam kushte të mira pune, por Qeveria ju la të zhvilloni betejën për dije me shkumës e shpuzë, pra me kushte pune të shekujve të kaluar. Ju mblodhët 20.606 nënshkrime për nismën qytetare me kërkesën legjitime që t’u kthehet e drejta e fituar e që vitet e 90-ta të rinumëroheshin si vite kontributdhënëse. Kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca na priti me buzëqeshje e na përgëzoi për këtë iniciativë duke premtuar se do të mundohet që kjo të dal sa më shpejt para deputetëve, por Qeveria doli edhe kundër kësaj iniciative dhe ajo këtë vit nuk arriti fare të deputetët për ta votuar dhe vazhdon realiteti i hidhur që vitet e 90-ta nuk iu pranohen punëtorëve arsimorë si kontributdhënëse, por a thua ishte kontribut i vogël mbajtja gjallë e shkollës dhe gjuhës shqipe dhe lëshimi i dëftesave e dokumenteve tjera me Republika e Kosovës?”

    Në fund SBASHK ka uruar festat e fundvitit për të gjithë punëtorët e arsimit duke thënë se viti 2025 do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe kërkesave të tyre.

    “Punëtorë të arsimit, anëtare e anëtarë të SBASHK-ut, gëzuar festat e fundvitit me besimin e plotë se viti që po vjen do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe i realizimit të kërkesave tuaja të arsyeshme e legjitime.”

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin "Context" të ATV-së, ka thënë se politika e jashtme do të...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri  Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Ai ka thënë se Krishtlindja është festë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime...
    Të tjera
    Vip24 Dhjetor 2024
    Një çift gazmorë sonte po bëhet pjesë e “BBVA”. Është Briseida, e cila me profesion është doktorësh dhe i dashuri i saj...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Gjashtë banorë të rinj do t’i bashkohen sonte shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Këtë e bëri të ditur vetë drejtuesi i...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se dështimi i Perëndimit për ta ndëshkuar Serbinë po krijon një situatë të rrezikshme...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë u duhet të presin deri në 30 minuta. Ndërkaq në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.