×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK: Qeveria në detyrë po i lë mësimdhënësit pa të drejta, qytetarët nën presion të rritjes së çmimeve

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë për vonesën e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

    Në reagimin e SBASHK-ut, thuhet se ky bllokim i qëllimshëm, i shkaktuar nga mungesa e vullnetit politik për një kandidat konsensual për kryetar Kuvendi, po pengon trajtimin e çështjeve jetike për mësimdhënësit dhe qytetarët.

    “Qeveria në detyrë, e cila për katër vite ka injoruar kërkesat legjitime të mësimdhënësve – përfshirë Kontratën Kolektive, Ligjin për Pagat dhe Skemat Pensionale – vazhdon të funksionojë në mënyrë të njëanshme, duke përjashtuar  përfaqësuesit e punëtorëve nga vendimmarrja. Ndërkohë, çmimet e produkteve esenciale,përfshirë qumështin dhe bukën, janë rritur deri në 20%, pa asnjë masë mbështetëse nga qeveria”, thuhet në reagim.

    Kjo sindikatë tutje në reagim thekson se e konsideron këtë papërgjegjësi të dyfishtë – institucionale dhe sociale.

    “Po ashtu, bllokimi i institucioneve nga kryeministri i dorëhequr dhe refuzimi i bashkëpunimit politik për zgjidhje të krizës, dëshmojnë për mungesë serioziteti dhe përkushtimi ndaj  interesit publik. Kërkesa e SBASHK-ut është e qartë: Të formohen menjëherë institucionet legjitime; Të rifillojë dialogu sindikal dhe institucional me përfaqësuesit e mësimdhënësve; Të adresohen me urgjencë kërkesat tona dhe të ndërmerren masa kundër rritjes së çmimeve”, thuhet tutje në reagim.

    “Nëse kjo gjendje vazhdon, SBASHK do të shqyrtojë format e reagimit sindikal dhe qytetar në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Kroacinë në Ditën e Shtetësisë. Urimin e para e shtetit të Kosovës, e ka bërë në një...
    Lajme30 Maj 2025
    Mot me diell dhe vranësira do të mbajë këtë fundjavë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kur qytetarët s’kanë para as për t’i paguar faturat, në prapaskenë ndërtohen firma nga...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të jetë kandidat i...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës për shumë mandate, Arben Gashi, ka folur për FrontOnline rreth ngërçit që ka përfshirë Kuvendin e...
    Lajme30 Maj 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, zhvilloi sot një vizitë në rajonin e Mitrovicës,...
    Sport30 Maj 2025
    Disa statistika të publikuara tregojnë se VAR-i ka bërë një numër rekord të ndërhyrjeve në sezonin 2024/2025 në La Liga dhe numrat...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.