Saudin Maliqi është tërhequr nga gara për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.“Konkursi për drejtor të ShSKUK sa e humbi kuptimin, tërhiqem nga gara e konkurrimit të mëtejmë”, ka thënë shkurt Maliqi për RTV Dukagjinin.
Televizioni ka raportuar se në garë tashmë është rikthyer edhe ushtruesi i detyrës së SHSKUK-së Valbon Krasniqi.
Në njoftimin e parë nga SHSKUK ishte raportuar se Valbon Krasniqi nuk kishte plotësuar kushte për drejtor të ShSKUK.Sipas njoftimit të publikuar më datë 20 janar nga SHSKUK, thuhej se Valbon Krasniqit i mungon përvoja menaxheriale sipas kritereve të konkursit.
Në këtë listë pos Saudin Maliqit, ish-këshilltar i ministrit Armend Zemaj; janë edhe Gani Halilaj, ish-kandidat për deputet nga PDK; Driton Ukmata, ish-këshilltar i Basri Sejdiut i zgjedhur në kohën e Uran Ismajlit; Basri Lenjani, ish-kandidat për deputet nga AAK dhe Valbon Krasniqi, ish-kandidat për deputet nga PDK.