Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka thënë se është lajm i mirë që në CEFTA u miratuan me sukses 11 vendime.
Në një postim në platformën X, ai ka folur për takimin që u mbajt sot në kuadër të CEFTA-s, Kosova u përfaqësuar nga Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.
“Lajm i mirë! Organet në CEFTA sapo vendosën ndryshimin e Rregullores së punës dhe gjithashtu miratuan me sukses 11 vendime”.
“Mezi presim një samit të suksesshëm në Procesin e Berlinit javën e ardhshme”, ka thënë Sarrazin.