×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sarajeva përkujton 33-vjetorin e rrethimit më të gjatë në historinë moderne

    FrontOnline
    06 Prill 2025

    Me vendosjen e luleve dhe nderimin e viktimave në Urën “Suada dhe Olga”, u shënua 33-vjetori i fillimit të rrethimit të Sarajevës, rrethimi më i gjatë i një kryeqytetit të Bosnjë dhe Hercegovinës në historinë moderne të luftërave.

    Kryetari i Sarajevës, Predrag Puhariq, theksoi se me shënimin e Ditës së Rrethimit të Sarajevës, më 5 prill, ruhet kultura e kujtesës. Ai kujtoi se Suada Dilberoviq dhe Olga Suçiq, të cilat u vranë në këtë ditë në vitin 1992 në urën në qendër të Sarajevës, ishin viktimat e para civile të rrethimit gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 90.

    “Kjo është diçka që kurrë nuk duhet ta harrojmë, dhe këto viktima duhet të mbeten të rëndësishme. E vërteta për atë që ndodhi në Sarajevë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë kurrë nuk duhet të harrohet dhe nuk duhet lejuar interpretimi i ndryshëm i saj”, tha Puhariq.

    Rrethimi i Sarajevës ishte një nga rrethimet më të gjata në historinë moderne të luftërave dhe më i gjatë i një kryeqyteti. Rrethimi ka zgjatur gjithsej 44 muaj ose 1.425 ditë, nga 5 prilli 1992 deri më 29 shkurt 1996, raporton Anadolu.

    Gjatë rrethimit humbën jetën 11.541 qytetarë të Sarajevës, përfshirë 1.601 fëmijë.

    Për shkak të terrorizimit të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës në periudhën 1992-1995, ndër të tjerë, organet ndërkombëtare të drejtësisë dënuan me burgim të përjetshëm komandantin ushtarak të Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, dhe presidentin e kohës së luftës të Republikës Sërpska, Radovan Karadxhiq./RTK

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka përjashtuar telefonat e mençur dhe kompjuterët nga tarifat e tij reciproke, duke përfshirë një tarifë...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Partia Socialiste në Shqipëri hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor të Iranit kanë nisur në Muscat, kryeqyteti i Omanit. Ministri i Jashtëm...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si legjitime kërkesën e deputetes Duda Balje për krijimin e një komune...
    Lajme12 Prill 2025
    Analisti politik Azem Vllasi ka komentuar rolin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një kthesë dramatike është regjistruar në procesin gjyqësor për vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, në Greqi. Pelivani u ekzekutua nga dhëndri i...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së fundit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas,...
    Lajme12 Prill 2025
    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë edhe më tej vazhdon të mbetët një nga çështjet më të ndjeshme dhe të diskutueshme në diplomacinë...
    Vip12 Prill 2025
    Pas javësh të tëra ulje e ngritje në marrëdhënien e tyre, duket se mes Eglit dhe Gjestit po fryjnë erëra më të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.