Sarah Berisha po vazhdon të jetë një personazh i dashur dhe e afërt me publikun edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”.
Së fundi ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur rreth eksperiencës së saj në “BBV”.
Përtej kësaj ajo ka folur edhe për lidhjen me Dj Pm pot edhe për projektet që po i zhvillon pas daljes nga shtëpia e “BBV”.
Prezantuesja e “Kosherja Show” ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me hyrjen e Dj Pm në “BBV”.
E njëjta tregoi se atë natë ishte shumë e mërzitur pasi ishte në nominim dhe që Dj nga Kosova me të hyrë kishte shprehur pëlqimin ndaj Sarës.
“Nuk e kisha parë, me sa di siç më ka thënë edhe PM as ai nuk më njihte më ka parë në Big Brother dhe ka qenë e fortë se në ditën që ka hyrë PM unë dola më pak e preferuar nga publike apo isha në nominim, diçka e tillë dhe isha shumë e mërzitur atë natë dhe kur dola jashtë, çunat hynë si DJ dhe unë mendova se kanë ardhur për të luajtur argëtuar. Këta hynë unë nuk isha në terezi fare dhe kur u futën brenda dhomës së rrëfimit duke treguar që ishin banorë dhe kur tha PM se njëra nga vajzat që më pëlqen ishte Sara, mu rikthye buzëqeshje”, tha ajo.
Gjithashtu ajo ka treguar edhe për takimet me familjarët e tyre.
“Edhe Dagz edhe PM më kanë pëlqyer sa i kam parë, ata kanë sjellur një ndryshim në shtëpinë e Big Brother, ata i dhanë një super ndryshim shtëpisë, kishin shakatë e tyre, kishin shoqëri me Fifin, Granitin. Unë kam takuar mamanë e PM dhe motrën e madhe. PM babanë tim e ka takuar brenda Bigut dhe të ëmën e ka takuar vetëm një herë. Mami kishte shumë qejf ta takonte”, vazhdoi më tej Berisha.