Gjërat mes Pm dhe Sarës po bëhen mjaft serioze.
Siç duket blogerja shqiptare dhe njëherish ish banorja e BBV, Sarah Berisha e ka prerë mendjen të bëhet nuse e Kosovës.
Ndonëse lidhja e tyre nisi në një format televiziv ata janë shumë të lumtur që kanë gjetur njëri-tjetrin.
Tanimë teksa të dy ndodhen jashtë shtëpisë që disa javë kanë pasur mundësinë të njihen jo vetëm më shumë me njëri-tjetrin por edhe me familjarët e tyre.
E ftuar në emisionin “E diell” Sarah Berisha ka rrëfyer se ka takuar nënën e Pm-it.
“Po e kam takuar, ishte pak e sikletshme sepse sic eshte ai takimi me mamane e te dashuri, ishte shume e mire, shume e sjellshme, ma beri takimin akoma me te lehte nuk me vuri ne siklet per asgje, folem ne pergjithesi. Takimi me te ishte jo si mamaja e Pm por si me nje grua qe me ka ndjekur me ka suprotuar nga jashte dhe qe me ka qejf qe jam ne krahet e djalit te saj”, u shpreh Sarah.