Reperi i njohur, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha janë ndër çiftet më të komentuara në showbizz.
Të dy krahas angazhimeve janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, sidomos Sara e cila ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria, teksa nuk mungojnë ato me vajzën e tyre, Poem Blu.
Dyshja së fundmi kanë udhëtuar për në Londër bashkë me të bijën, atje ku Ledri pritet të mbajë një koncert për bashkatdhetarët.
Por, para kësaj Sara ka treguar se reperi është një baba i përkushtuar, pasi fillimisht ai e ka vënë Poem Blu në gjumë pastaj është bërë gati për koncert.
“Ledri Vula vë gocën në gjumë para se të iki në koncert”, ka shkruar Sara në mbishkrimin e imazhit ku shihet reperi teksa mban në duar të bijën e cila është në gjumë.
Ndërsa, kujtojmë që reperi përmbylli një vit mjaft të suksesshëm me projekte dhe mbrëmje të shumta muzikore.
Kënga e fundit e Ledrit është “Amerikana” që u publikua në dhjetor të vitit që lamë pas.