Në finalen e madhe të garës së kërcimit, “wDancing With The Stars”, ia doli të triumfonte Sara Hoxha.
Mes performancave të arrira, lodhjes, kritikave, mësimeve, debateve dhe emocione, Sara përmbyll këtë rrugëtim spektakolar si fituese, së bashku me partnerin, Luixhino Hala, me verdiktin e publikut të Shqipërisë dhe Kosovës, që e votuan si të preferuarën përmes SMS-ve.
Të katërt çiftet finaliste performuan lloje të ndryshme kërcimesh, duke nisur që nga free styles, samba, rumba, passodoble, e deri te cha cha, duke i përcjellë emocione publikut dhe jurisë.
Gjithashtu, kjo mbrëmje solli edhe përmbledhjen e pikënisjeve dhe aventurave të 4 çifteve të kërcimit, për t’u rikujtuar atyre dhe neve të gjithë përvojën e tyre fantastike dhe magjike në këtë garë.
Që prej tetorit, “Dancing With The Stars” ka mbërthyer para ekranit shqiptarët me performancat, historitë e personazheve, karakterin e tyre dhe shpeshherë edhe diskutimet që janë ndezur mes jurisë dhe konkurrentëve.