E ftuara e parë në emisionin “Më lër të flas” ka qenë blogerja Sara Hoxha.
Së fundmi ajo ka filluar të njihet edhe si Sara e ‘Dancing’ pasi kërcen dhe konkurron për të fituar çmimin e madh.
Partnerja e këngëtarit, Ledri Vula ka zbuluar gjithçka rreth spektaklit ku merr pjesë dhe ka dhënë mendimin e saj për finalistët dhe konkurrentët e dobët.
Sara gjithashtu ka treguar edhe për planet që ka për të ardhmen.
“Kemi edhe plane për fëmijë të dytë, normale. Nuk e dimë por kemi plane për të ardhmen. A është në 1, 2 apo 5 vitet e ardhshme nuk e dimë akoma por Poin nuk do ta lëmë pa motër ose vëlla.”
Sara gjithashtu gjatë një loje të zhvilluar ka treguar edhe 3 gjërat që nuk i pëlqejnë tek Ledri.
“Ledri është shumë i tërhequr, nuk ka shumë qejf të dalë diçka të cilën unë e kuptoj dhe fakti që është Gaforre, shumë i ndjeshëm.”
A është problem largësia për shkak të “Dancing With The Stars” për Poem-in e vogël?
“Është problem sepse më merr shumë malli kur është në Kosovë. Tani e kemi bërë që një javë të vijë këtej dhe një javë të shkojë andej. Kjo është pjesa më e vështirë sepse edhe Ledri nuk shkëputet dot gjatë gjithë kohës që të vijë këtu.”
Fakti që ka arritur deri në mbrëmjen e dhjetë të “Dancing With The Stars” a ka qenë edhe një ndihmë nga Ledri?
“Po, as që diskutohet. Patjetër sepse të gjithë njerëzit që e duan Ledrin detyrimisht më duan edhe mua. Më votojnë mua për Ledrin. Është normale kjo gjë.”