Sara Hoxha, është bërë nënë për herë të tretë.
Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, dhe partneri i saj, prezantuesi i njohur, Ledion Liço, kanë mirëpritur edhe një vajzë.
Kjo u konfirmua nga Sara, përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.
“Javën e kaluar”, ka shkruar ajo duke publikuar me fansat disa momente para dhe pas lindjes.
Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë nga miqtë dhe ndjekësit në hapësirën për komente.
Ndryshe, ata janë prindër edhe të dy djemve.