Modelja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni, sot feston ditëlindjen.
Ajo me këtë rast mori urime e dhurata të shumta, ndonëse një dedikim nuk mungoi as nga partneri i saj, artisti Bardhi.
“Urime ditëlindjen Sarë. Çika jem e vogël. Nëna e fëmijëve të mi, inspirimi jem, gjysma ime”, kanë qenë fjalët e këngëtarit nga Maqedonia.
Krijuesi i hitit “Betohemi” tutje shtoi: “Edhe 100 tjera. Të dua shumë”.
Ata janë në pritje të një fëmijë, gjinia e së cilës është vajzë.