Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Driloni dhe Sara, kanë diskutuar për lojën e tyre dhe të banorëve të tjerë brenda shtëpisë.
Sara u shpreh se banorët duhet të jenë të kujdesshëm për lojën që bëjnë pasi kur të dalin jashtë duhet të përballen me lojën që kanë bërë në shtëpi.
“Këtu të gjithë bëjnë lojë por duhet të mendohet se kur të dalësh jashtë a do të mund të përballosh lojën që ke bërë brenda – kjo është pyetja. Ajo (Xheneta) dhe njerëzit e tjerë mund të llogarisin lojën, zhurmën por kur të dalim a e mbajnë lojën që kanë bërë – a do të mbajnë kokën lartë”, u shpreh Sara.
Driloni, mes tjerash, u shprehet se vetëm njëherë po të dilte keq në ‘Prime’ atëherë do të ndalej automatikisht.
Të dy bashkë treguan se jashtë janë persona më ekspresiv dhe në fjalorin e tyre ekzistojnë edhe sharje veçse brenda shtëpisë kanë zgjedhur të jenë shumë të kujdesshëm në gjuhën që përdorin.
Për më shumë detaje nga diskutimi i tyre, klikoni videon në linkun më poshtë.