Gjërat duket se po ndryshojnë për mirë mes Sarës dhe Pajtimit në Big Brother Vip dhe dyshja po afrohet gjithnjë e më shumë, ndodh puthja e parë në këtë Big Brother Vip.
Në një moment që i ka shpëtuar të gjithëve, Sarah dhe PM kanë shkëmbyer puthjen e parë.
Edhe pse Sarah ka deklaruar herë pas here se nuk donte të lidhej me PM dhe ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, tashmë situata është ndryshe.
PM ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sarah, por ishte kjo e fundit që e bëri hapin e parë dhe e puthi, siç duket dhe në videon më poshtë.
Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në Big Brother Vip do të krijohet çifti i parë.