Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova2, Santiana Maloku ka qenë mysafire në emsionin ‘District’ në Kanal10.
Ajo ka thënë se pas daljes nga shtëpia e BBVK e ka parë që ka gabaur se ka qenë shumë për sinqeritetin e treguar me njerëzit brenda shtëpisë.
Ajo ka thënë se po të merrte pjesë përsëri në BBV, atëherë nuk do të ishte aq e sinqertë dhe aq e drejtpërdrejt me banorët sa ka qenë.
“Nuk ka qenë askush me i drejtpërdrejt se unë dhe kjo me ka penalizuar shumë. E kam parë që njerëzit nuk i dojnë shumë ata që flasin drejt dhe ta tonë në sy, aty duhet me fol pas shpine”, ka thënë Santiana.