×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sanksionet e BE-së e situata në veri mesazh i keq për investitorët

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2023

    Situata e pafavorshme politike, sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) e tensionet në veri e karakterizuan vitin 2023. Gjithë këto zhvillime sipas ekspertëve të ekonomisë, bënë që ky sektorë të pësojë goditjen më të madhe ndonjëherë.

    Ata thanë  se institucionet duhet të fokusohen në përmirësimin e imazhit.

    Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, tha se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe tensionet e fundit në veriun e vendit, kanë bërë që të tërhiqet një investitor, duke e shtyrë vizitën një datë tjetër.

    Për të parin e Odës Ekonomike, rëndësi të madhe vazhdon të ketë përmirësimi i imazhit të vendit në mediet ndërkombëtare, të cilat sipas tij, nuk japin mesazhe suksesi për Kosovën.

    “Ne si Odë e Ekonomisë jemi munduar që Kosovën ta prezantojmë si ambient të mirë për biznes në mediat botërore dhe jemi duke shfrytëzuar udhëheqjen e Odave të Ballkanit perëndimor për promovime. Edhe me Odat ekonomike të BE-së kemi arritur t’i mbajmë  mbi 17 organizime. I fundit ishte kur i patëm mbi 100 kompani prezentë në Kosovë prej Turqisë”, deklaroi Rafuna.

    Agim Shahini, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), u shpreh se në një shtet ku ka sanksione, investitorë të huaj nuk ka. Ai përmendi raportet në të cilat thuhet se rreth 26 mijë qytetarë jetojnë me skema sociale.

    “Me sanksione është duke iu dëmtuar imazhi i vendit duke sjellë mosnjohje politike. Po ashtu Kosova nuk është anëtarësuar në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe këto janë pasojë e dobësimit të politikës së jashtme të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtar”, deklaroi Shahini.

    “Po dëgjoj se Qeveria po lavdërohet me buxhetin 2024 si më i madhi në histori, kjo është e vërtetë, madje edhe për vitin tjetër do jetë histori, për shkak se po rritemi vazhdimisht”.

    “Mirëpo ky është buxheti më i vogël për kokë banori, më e ulëta në Ballkan, më e ulët se Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe se krejt vendet tjera në Ballkan andaj Kosova rezulton vendi më i varfër”.

    E për ish-kryetarin e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliun, problemet e fundit duhet analizuar në përmasa të gjera dhe se politikanët duhet të luftojnë për shtet e qytetarë dhe jo gjithmonë për pushtet.

    “Ajo çka është duke ndodhur viteve të fundit është një mjerim që ka katandisur Kosovën, por besoj që efekti i masave do të reflektohet dhe do jetë një goditje e madhe për imazhin e Kosovës, është fakt që në Kosovë përfundimisht opozita është inerte dhe është  fati i Qeverisë Kurti që ai nuk e ka një Albin Kurti në opozitë”, ka deklaruar Gërxhaliu.

    Tutje, ai thotë se duhet të përdoren miqtë ndërkombëtar ose forma tjera për heqjen e sanksioneve, ngase  sipas tij, edhe diaspora do të jetë skeptike për të investuar, raporton EO.

    “Mospërfundimi i dialogut dhe loja me fjalë mes Kosovës dhe Serbisë do të bartet edhe në vitin 2024, një sfidë tjetër por fati i Kosovës që ka një komunitet mjaftë fleksibil i cili ka kaluar plotë sfida dhe besoj do të depërtoj por është koha kur duhet të ndërroj qasja Qeveri-biznes”.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë. Në fillim të...
    Lajme10 Janar 2025
    Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në...
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.