×
  • Lajme
  • Lajme

    Sandulloviq: Do të kërkoj drejtësi dhe do të vazhdoj të punoj për pajtim

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2024

    Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër tij për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

    Padia u ngrit pasi ai kishte nderuar viktimat shqiptare në Kosovë duke vendosur lule në varrin e një vajze të vrarë në Prekaz.

    Sandulloviq deklaroi se gjatë arrestimit ka pësuar maltretim fizik për shkak të qëndrimeve të tij politike mbi Kosovën, gjë që e çoi në spital. MPB dhe BIA i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

    “Do të kërkoj drejtësi për veprimin që është kryer kundër meje sepse kam vendosur lule në varrin e një vajze shtatëvjeçare të vrarë. Dhe do ta bëj përsëri. Ky akt është simbol i pajtimit dhe jo i urrejtjes”, tha Nikolla Sanduloviq.

    Sandulloviq njoftoi se do të kërkojë një hetim ndërkombëtar për rrethanat e arrestimit të tij dhe ngritjen e padive penale kundër personave përgjegjës.

    Ai falënderoi zyrtarë ndërkombëtarë, përfshirë deputeten britanike Alicia Kearns dhe presidenten e kryeministrin e Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, për mbështetjen e tyre.

    Duke komentuar çështjen e Kosovës, ai në një deklaratë për RTK-në theksoi rëndësinë që Serbia të pranojë krimet dhe përgjegjësit të ndiqen penalisht, ndërsa, sipas tij, duhet një falje kolektive.

    “Nëse shumica e vendeve të BE-së dhe SHBA-ja si dhe fuqitë të tjera kanë njohur Kosovën, mos të humbim kohë sepse rezultati do të jetë i njëjtë, dhe ky është një fakt i pandryshueshëm. Qëndrimi im është që Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe duhet të ecë në rrugën e saj, por të gjithë së bashku duhet të ndërtojmë paqen dhe një të ardhme të përbashkët në BE”, tha ai.

    Lidhur me incidentin në kanalin Iber-Lepenc, Sandulloviq theksoi rendësin e përfshirjes se FBI-së në hetime. Për sulmin terrorist në Banjskë, ai deklaroi se Milan Radoiçiq duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë dhe Serbi.

    Sanduloviq shprehu mbështetje për protestat studentore ne Serbi në luftën e tyre për një shtet të liruar nga krimi dhe korrupsioni. Ai theksoi se pa ballafaqim me të kaluarën nuk ka përparim të Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do i duhet të pres deri në 50 minuta. Atje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    “ Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se edhe gjatë vitit 2024, puna dhe rezultatet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor mbesin akoma larg pritshmërive...
    Të tjera
    Sport28 Dhjetor 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra nga stafi mjekësor dhe drejtorin e një spitali verior të Gazës që...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kandidati i për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, thotë se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe temperaturave të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti i ka treguar një ngjarje të trishtë Drenushës. Para luftës së fundit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.