×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Samiti për Ukrainën, Scholz-Macron: Mos bëni gabim të hiqni sanksionet ndaj Moskës

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Heqja e sanksioneve kundër Rusisë do të ishte një gabim i madh. Kështu është shprehur Kancleari gjerman Olaf Scholz. Reagimin e tij Scholz, e bëri nga Parisi në përfundim të samitit për Ukrainën.

    “Ajo çka është e rëndësishme për ne, është fakti se heqja e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë do të jetë një gabim serioz. Sanksionet duhet të vazhdojnë, madje ato duhet të vazhdojnë të forcohen dhe BE dhe SHBA duhet të mbajnë qëndrim të fortë, të bashkuar, në mënyrë që të vijojë mbështetja për Ukrainën. Nuk ka kuptim që të hiqen sanksionet përderisa paqja nuk është arritur dhe fatkeqësitë do të jetë një kohë e largët”, tha Olaf Scholz, Kancelari gjerman në detyrë.

    Të njëjtin mendim ka shprehur edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili në përfundim të samitit tha se: “Nuk është koha për të hequr sanksionet ndaj Rusisë”, duke specifikuar se ata do të vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj Moskës dhe flotës së saj në hije.

    Po ashtu Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi në fund të samitit të Parisit se po dërgonte “një ekip franko-britanik” për të “përgatitur atë që do të jetë ushtria ukrainase e nesërme”.

    Sakaq bëhet e ditur se në terren faktet flasin ndryshe. Sipas burimeve ukrainase, forcat ruse po intensifikojnë sulmet e tyre përgjatë kufirit verilindor. Qëllimi është të depërtojmë në rajonin Sumy, thotë gjenerali më i lartë i Ukrainës, Oleksandr Syrskyj, gjatë një vizite në njësitë në rajon. Sumy kufizohet me rajonin rus të Kurskut.

    Atje, trupat ukrainase u dëbuan pothuajse plotësisht nga territori rus, të cilin e kishin kapur në një ofensivë ndërkufitare në gusht.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Donald Trump thotë se ishte "shumë i zemëruar, i inatosur" me Vladimir Putin për komentet e fundit që bëri për Presidentin e...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur fjalimin e tij të zakonshëm për popullin ukrainas të dielën mbrëma, dhe me sa duket iu përgjigj...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Lituania tha të hënën se shpëtimtarët kanë gjetur automjetin e blinduar të katër ushtarëve amerikanë të zhdukur. Automjeti  i tyre u fundos...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Milorad Dodik, president i Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, është arratisur jashtë vendit që prej të hënës së kaluar. Ai udhëtoi...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pushimeve festive ekipi i mirëmbajtjes po punon për ta...
    Lajme31 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, derisa ishte në vendin e tij të punës. Policia njofton se viktima mashkull...
    Lajme31 Mars 2025
    Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar partinë në pushtet për zvarritje të qëllimshme të procesit të krijimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.