×
  • Lajme
  • Lajme

    Samiti i Paqes për Ukrainën, takimet që i zhvilloi dje Osmani në Zvicër

    FrontOnline
    16 Qershor 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, atje ku po mbahet Samiti i Paqes për Ukrainën.

    Osmani në kuadër të këtij Samiti është takuar me liderë të ndryshëm evropianë.

    Ajo paraprakisht është pritur nga presidentja e Zvicërs, Viola Amherd dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

    Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani potencoi se në Samitin e Paqes janë të përkushtuar për të mbështetur lirinë e Ukrainës.

    “Në Zvicër, me Presidenten zvicerane, Viola Amherd, presidentin ukrainas, Zelensky dhe liderë të tjerë nga e gjithë bota. Në jemi këtu për të përkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës”, shkroi Osmani në X.

    Më pas është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris.

    Osmani ka thënë se zëvendëspresidentes Harris i përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme.

    “Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka thënë ajo.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme24 Qershor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, kërkoi veprime konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor gjatë...
    Lajme24 Qershor 2024
    Tarik Kurgash, një polic i gjeneratave të reja të Policisë së Kosovës, është i arrestuari nën dyshimet për shkaktimin e aksidentit me...
    Kronika24 Qershor 2024
    Një person është arrestuar nga policia e rajonit të Gjakovës, pasi që ky i fundit dyshohet se tentoi t’u jepte ryshfet 20...
    Të tjera
    Lajme24 Qershor 2024
    Në fillim të këtij muaj patën filluar renovimet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës. E që nga ajo kohë nuk ka...
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nga e marta mund të ketë grevë të punëtorëve...
    Lajme24 Qershor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, rreth takimit të së enjtes të Nivelit të Lartë në Bruksel...
    Lajme24 Qershor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Luksemburg, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Ministrave...
    Lajme24 Qershor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e së mërkurës midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq...
    Lajme24 Qershor 2024
    Gjykata Supreme e Kosovës sot ka mirëpritur konferencën e 14-të kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.