×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku i prerë: PDK nuk guxon në asnjë mënyrë me hy në koalicion me VV

    FrontOnline
    30 Prill 2025

    Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar rreth situatave aktuale në vend.

    I pyetur nëse është i mundshëm një koalicion mes VV’së dhe PDK’së, Lushtaku ka qenë i prerë duke thënë se “PDK në asnjë mënyrë nuk guxon të shkojë bashkë me Vetëvendosjen”.

    “Jo, jo unë mendoj se PDK me Vetëvendosjen në asnjë mënyrë nuk guxon me qenë bashkë. Ato fyerjet që i ka bë Albin Kurti dhe VV – na ndanë një oqean mes vete. Nuk ka shance. PDK nuk guxon me shku me VV’në. Nuk e lejon elektorati i saj. Nuk kemi asnjë mundësi, asnjë shancë”, tha Lushtaku në emisionin Reel Talk me Maxhunin në Periskopi.

    Tutje, ai ka dhënë mendimin e tij se si vendi mund të dal nga ky ngërç aktual politik.

    “E vetmja zgjidhje është me shku në zgjedhje. Ne nuk shohim tjetër rrugë. Nuk frikësohemi, absolut jo. PDK bile ka arsye me shku në zgjedhje, me i tregu qytetarit që ky është i papërgjegjshëm dhe ky luan me fatin e këtij vendi. Mënyra qysh është sjell Albin Kurti, qytetarët duhet me ia tregu vendin”, përfundoi Lushtaku.

    VIDEO:

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Gazetarit nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli është arrestuar pasditen e së premtes nga Policia e Kosovës. Behluli ishte intervistuar dje nga...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-ministri i Energjisë, Ismet Mulaj, ka folur për FrontOnline lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Kosovë, duke theksuar...
    Lajme30 Maj 2025
    Derisa qytetarët e Kosovës paguajnë fatura të rritura të energjisë elektrike dhe përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës, një tjetër "rrymë"...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se tashmë “mafia energjetike nuk po fshihet...
    Lajme30 Maj 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka dorëzuar zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë....
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa të guximshëm për të mbrojtur...
    Lajme30 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka reaguar ashpër pas dëmtimit dhe djegies së bunkerit në Pikën 6,...
    Lajme30 Maj 2025
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një reagim rreth deklaratës së publikuar nga Avokati i Popullit lidhur me kërkesën...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.