×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku flet për humbjen e PDK’së, tregon se çfarë do të bëjnë për punën e kryetarit

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës është vënë menjëherë në lëvizje pas debalkit të 14 shkurtit. Kreu i kësaj partie ka dhënë dorëheqje, derisa pritet që pas pak ditësh të dalin strukturat e reja. Megjithatë humbja në zgjedhjet e 14 shkurtit me mbi 30 mijë vota më pak se në 2019-ën duket se nuk po e shqetëson Partinë Demokratike të Kosovës. Një prej figurave kyçe të kësaj partie, Sami Lushtaku, thotë se nuk e ka pritur një rezultat të tillë, derisa ka theksuar nevojën për reforma brenda partisë.

    Zgjedhjet e 14 shkurtit kanë nxjerrë rezultate befasuese për fituesin dhe humbësit e zgjedhjeve. Secila parti thoshte se do të dalë e para, derisa pak njohës të zhvillimeve politike kanë pritur që Lëvizja Vetëvendosje do t’i mund ata me afër 50% të votave të përgjithshme.

    Një gjë të tillë nuk e pritur as kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku.

    Në një prononcim për Gazetën Express, Lushtaku pohoi se nuk e ka pritur as rezultatin e PDK’së, por as të VV’së si parti fituese.

    “Të jem i sinqertë jo nuk e kam pritur. Nuk e kam pritur as rezultatin e Partisë Demokratike të Kosovës, por se kam pritur as rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosjes”, ka thënë ai për Express.

    Sipas tij as VV’ja si parti, por as lideri i saj Albin Kurti, për 20 vite nuk kanë bërë asgjë për Kosovën.

    Në ndërkohë, ai theksoi se PDK’ja gjatë këtyre dy dekadave ka bërë shumë për Kosovën.

    “Kanë qenë dy raste që jemi munduar që t’i shpjegojmë para qytetarëve. Puna dhe angazhimi i PDK’së që 20 vite dhe mos puna e Albin Kurtit, Vetëvendosjes, që 20 vite. për tërë këto vite unë nuk e di se cila është një punë e mirë që e ka bërë VV’ja dhe Albin Kurti. Prandaj nuk e kam pritur rezultatin”, ka thënë ai për Express.

    E për rezultatin që ka arritur PDK’ja në këto zgjedhje, Lushtaku tha se duhen reforma brenda partiake.

    “Reforma PDK’ja ka bërë në vazhdimësi dhe unë mendoj që si subjekt politik ka nevojë për reforma, kështu që reformat janë në vazhdimësi në PDK. Nuk i komentojë reformat në parti të tjera”, ka deklaruar Lushtaku për Express.

    Ndërsa sa i përket 4 mijë e 132 votave që i mori Lëvizja Vetëvendosje në bastionin e PDK’së në Skenderaj, Lushtaku tha se ato vota partia e Albin Kurtit ua ka marr AAK’së e Nismas.

    “Unë po flas për Skenderaj, opozita gjithmonë i ka pasur këto vota. Vetëvendosje i ka marr votat AAK’së dhe Nismas, por jo PDK’së”, ka thënë ai.

    Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj u deklarua edhe për të parin e partisë. Ai tha se janë duke pritur rikthimin e Kadri Veselit nga Haga për të vendosur për parinë e partisë.

    “Kjo varet tash nga kryesia e partisë dhe unë besoj fuqishëm që fillimisht do të kthehet lideri i PDK’së nga Haga. nëse jo atëherë me siguri që ne do ta marrim një vendim konform situatave që i kemi brenda Kosovës”, ka thënë ai.

    Pas shpalljes së rezultateve të përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka dal fituese me 438 mijë e 334 vota ose me 49.95% të votave të përgjithshme.

    E dyta u rendit PDK’ja me 148 mijë e 296 vota, ose me 16.90% të votave të përgjithshme.

    E treta doli LDK’ja me 110 mijë e 978 vota ose 12.64% të votave të përgjithshme, e pasuar nga AAK’ja me 62 mijë e 111 vota, ose 7.07% të votave të përgjithshme.

    Pas këtyre rezultateve LDK’ja ka filluar reformat e brendshme në parti. Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa ka ofruar dorëheqje, teksa me 14 mars pritet që të mbahet Kuvendi zgjedhor për të parin e LDK’së.

    Edhe në AAK ka pasur dorëheqje nga strukturat e partisë, pas rezultatit të dobët zgjedhor.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.