Pas një pauze disa mujore, këngëtarja Samanta Karavella është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Artistja nga Shqipëria ka lansuar projektin me titullin “Alo”, të cilën e shoqëroi edhe me një videoklip ku ajo dukej në formë të mrekullueshme.
Kënga është e zhanrit baladë dhe vjen me tekst nga Muma, për muzikën u përkujdes Samanta bashkë me Apollo.
Videoklipi iu besua Gëzim Mavric, për miksimin Alfred Sula teksa për masterizimin Chris Gehringer.
Projekti tashmë është publikuar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të këngëtares.
Samanta përndryshe prej kohësh është zhvendosur nga Tirana për në Amerikë atje ku edhe thuhet se po jeton me partnerin e saj, të cilin ende nuk e ka bërë publik.