Salma Hayek zbuloi se ajo luftoi me një rast të rëndë të COVID-19 në vitin 2020 dhe iu kërkua të shkonte në spital për të marrë trajtim. Salma Hayek për pak sa nuk kishte vdekur nga koronavirusi. Bukuroshja 54-vjeçare zbuloi se ajo kaloi pjesën më të madhe të vitit 2020 duke u rikuperuar nga një rast gati fatal i COVID-19.
Ajo kishte qëndruar në karantinë në një dhomë në shtëpinë e saj për rreth shtatë javë dhe madje iu dha oksigjen në një moment. “Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse isha shumë keq”, tha ajo në një intervistë për Zoom. “Unë i thashë:” Jo, faleminderit. Unë preferoj të vdes në shtëpi”.
Ndërsa mbante diagnozën e saj private, nëntorin e kaluar, Hayek postoi në mediat sociale një video montazh që tregon se ajo po testohej për koronavirusin disa herë. Hayek ende vuan efekte anësore nga COVID-19. Variety tha se ajo ende nuk e ka rifituar plotësisht energjinë e saj që nga diagnostikimi. Sidoqoftë, ajo së fundmi u kthye në punë për të filmuar filmin ‘House of Gucci’, i cili është frymëzuar nga një histori e vërtetë./FrontOnline/