×
  • Lajme
  • Lajme

    Sallahu: Do të ankohemi edhe në Kushtetuese, nëse Supremja e hedh poshtë ankesën tonë

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për moscertifikimin e pesë kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet e 14 shkurtit, përfshirë edhe kandidatin për kryeministër Albin Kurti.

    Përfaqësuesi ligjor Blerim Sallahu ka thënë se besojnë që kjo Gjykatë do të marr vendim të favor të ankesës së VV’së.

    Sipas tij, vendimi i PZAP-së është në kundërshtim me ligjin.

    “Sot LVV=ja ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP’së, lidhur me moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputet. Ne kemi kundërshtuar vendimin e  PZAP-së lidhur me atë që një normë ligjore e vendos si kriter ligjor. Amendamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës, dhe PZAP’ja nuk mund ta vë si normë një amendament ligjor. Ne konsiderojmë që deputetët tonë do të certifikon nga Gjykata Supreme duke ditur edhe profesionalizimin që ka kjo gjykatë”, ka thënë Sallahu.

    Në të kundërtën sipas Sallahut në rast edhe Gjykata Supreme e hedh poshtë ankesën e VV-së, kjo parti do të ankohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

    “Patjetër që ne do ti drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese poër të vendosur masë të përkohshme ndaj këtij vendimi”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se ka realizuar me sukses një trajnim të specializuar për trajnerët e imunitetit diplomatik. Sipas njoftimit ky trajnim...
    Të tjera
    Vip16 Nëntor 2024
    Edi i ka shpjeguar Burimit se si e kishte bërë gjumin në natën e parë brenda shtëpisë më të famshme në vend,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e ka lëshuar mbrëmë stadiumin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rumanisë pas thirrjeve raciste që janë bërë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banorja e re e Big Brother VIP Kosova, Anisa e ka zgjuar Burimin nga gjumi. “Çohu prej gjumit, çohu poshtë”, është shprehur...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e re. “Tranquilo” do të titullohet kjo këngë, dhe është pjesë e albumit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.