×
  • Sport
  • Sport

    Salihu: Kombëtarja është kompletuar, jemi gati për ndeshjet e radhës

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Eroll Salihu me rastin e vizitës së Shefit të BE-së në Kosovë, ambasadorit Tomash Szunyog ka bërë të ditur se ekipi kombëtar tashmë është i kompletuar dhe janë të gatshëm për ndeshjet e radhës.

    Salihu: Jemi të gatshëm për ndeshjet e radhës

    “Për fat të mirë, nuk e kemi pritur por të gjithë kanë qenë të vendosur që të vijnë përkundër vështirësive por edhe orari i fluturimeve, të gjithë janë këtu me përjashtime nëse ka ndonjë lëndim. Jemi të gatshëm, stafi i përgatitur, hoteli edhe mysafirët kështu që presim një ndeshje e cila nuk ka dorën në zemër presion ndaj Lituanisë por që do të shërbejë për ndeshjen ndaj Suedisë”, tha Salihu.

    Më tutje ai tregoi se sot do të zhvillohet stërvitja e radhës e kombëtares pasi dje nuk u zhvillua për shkak të mungesës së disa lojtarëve.

    Salihu: Stërvitja do të mbahet ndoshta në stadiumet tjera

    “Nuk janë anuluar terminët por për shkak të ardhjes së vonshme të lojtarëve është dashur të improvizohet…. Stërvitja do të mbahet ndoshta në stadiumet tjera për të mos e dëmtuar terrenin.” tha në fund Salihu.

    Ndërsa ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, tha se ka kuptuar që futbolli është sporti më i rëndësishëm në Kosovë. Tha se dikur edhe vet ka luajtur futboll dhe se ky sport është pjesë e jetës së tij.

    Szunyog: Futbolli është pjesë e jetës sime

    “Jam i nderuar që isha me trajnerin dhe kapitenin e kombëtares. Për mua kjo është e rëndësishme, meqë jam tifoz i futbollit. Kur kam qenë i ri kam luajtur futboll, kështu që futbolli është pjesë e jetës sime. Unë jam nga Republika Çeke, dhe kam ndjekur ndeshjet e Kosovës me Republikën Çeke. Kuptova se Kosova ka ndeshje nesër, dhe e shikova parapërgatitjen e stadiumit për këtë ndeshje. Kam kuptuar se futbolli është sporti më i rëndësishëm në Kosovë. Shpresoj që në të ardhmen futbolli t’i bashkojë njerëzit. Fatkeqësisht, ndeshjet po luhen pa tifozë, mirëpo shpresojmë që pas përfundimit të pandemisë, shikuesit të kthehen për të përkrahur lojtarët”, tha ai.

    Kombëtarja e Kosovës fillimisht më 24 mars do të luajë miqësoren me Lituaninë, e më pas ndeshjen e parë kualifikuese në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë, kurse më 31 mars si mysafire e Spanjës.

    Nga Rubrika
    Sport25 Dhjetor 2024
    Ish-futbollisti i Chelseat, Oscar është rikthyer në vendlindjen e tij në Brazil. Mesfushori brazilian, është transferuar te skuadra e Sao Paulos, aty...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Sport24 Dhjetor 2024
    FC Drita është kampione vjeshtore e Superligës së Kosovës për sezonin 2024/25. Gjilanasit kanë mbledhur 40 pikë pas 18 ndeshjeve të para,...
    Të tjera
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, pasi sulmoi fizikisht një grua, shkak i një mosmarrëveshje. Sipas policisë, viktima ka kërkuar urdhër...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur sot në afërsi të Badocit. Një kamion ka dalur nga rruga, derisa ende nuk dihet nëse ka të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën një...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të një video në medie, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Mbrëmë në orët e vona, Ministria e Ekonomisë tha se bashkë me KOSTT-in dhe KEDS-in mbajtën një takim të përbashkët për të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Albert Krasniqi, drejtor i programeve në Organizatën Joqeveritare “Demokracia Plus”, ka thënë  se  vendimi për mos certifikimin e Listës Serbe ka shkelur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.