×
  • Lajme
  • Lajme

    Salih Mustafës i shpallen të papranueshme ankesat

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar se i është shpallur e papranueshme ankesa e Salih Mustafës për shkelje të të drejtave dhe lirive të tij në lidhje me procesin penal kundër të tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Në aktvendim, Dhoma e Gjykatës Kushtetuese i shpalli të papranueshme një numër ankesash të tij, kurse disa të tjera i rrëzoi.

    Në njoftimin e DhSK-së thuhet se Mustafa u ankua për shkelje të së drejtës së tij për gjykim të drejtë si pasojë e mungesës së arsyetimit prej Trupit Gjykues dhe Panelit të Apelit në lidhje me verdiktin e fajësisë së tij për vrasje të paligjshme.

    “Në lidhje me këtë, Dhoma e Gjykatës Kushtetuese nuk konstatoi gabime faktike ose ligjore në arsyetimin e dhomave penale që do të vinin në pikëpyetje konstatimet e tyre. Gjithashtu u theksua se procesi ballafaques kishte qenë në të mirë të z. Mustafa në këtë aspekt. Rrjedhimisht ankesa u shpall e papranueshme”.

    “Z. Mustafa gjithashtu u ankua se Paneli i Gjykatës Supreme nuk kishte identifikuar me saktësi dispozitën ligjore më të butë për dënimin e tij kur përjashtoi që ligjin që kishte qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave penale. Në lidhje me këtë, Dhoma e Gjykatës Kushtetuese kujtoi se mbi bazën e nenit 162(1) të Kushtetutës së Kosovës, Dhomat e Specializuara funksionojnë në pajtim me kornizën e tyre ligjore brenda sistemit juridik të Kosovës. Rrjedhimisht të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kapitullin II të Kushtetutës vlejnë në kontekst të kësaj kornize autonome. Gjithashtu u konstatua se i vetmi ligj detyrues në fuqi lidhur me dënimin në Dhomat e Specializuara është Ligji nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që nuk u kërkon trupave gjykues të zbatojnë ligje të tjera të Kosovës në dhënien e dënimeve për krime ndërkombëtare, por vetëm t’i mbajnë parasysh ato ligje. Për këtë arsye u konstatua se pretendimi i z. Mustafa për shkelje të Kushtetutës së Kosovës ose të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, nuk qëndronte”, thuhet në njoftim.

    Ndër të tjera, thuhet se Mustafa u ankua edhe se vendimi i Panelit të Gjykatës Supreme për të lejuar Mbrojtësin e Viktimave që të paraqiste përgjigje me shkrim ndaj kërkesës së tij për mbrojtje të ligjshmërisë kishte shkelur të drejtat e tij për gjykim të drejtë.

    “Dhoma e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se asgjë në ankesën e Mustafës nuk krijonte perceptimin e shkeljes së një të drejte kushtetuese. Dhoma gjithashtu theksoi se z. Mustafa nuk e kishte ngritur këtë problem para Panelit të Gjykatës Supreme dhe rrjedhimisht nuk kishte shfrytëzuar të gjitha mjetet e efektshme sipas ligjit në lidhje me këtë. Si pasojë, ankesa u shpall e papranueshme”, u tha në njoftimin e DhSK-së.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    Të tjera
    Sport16 Maj 2025
    Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore (World Boxing” Feliks Stamm” që po mbahet në Varshavë...
    Lajme16 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje (Guxo), Donika Gërvalla Schwarz ka sulmuar gazetarët dhe mediat, në...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Teksa liderët europianë zhvillojnë Samitin në Tiranë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka udhëhequr një protestë në bulevardin “Zogu i Parë”, ku...
    Lajme16 Maj 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Suharekën, ku ka njoftuar rikthimin e Blerim Kuqit në radhët e kësaj partie. Në...
    Lajme16 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në lidhje me Projektligjin për Energjinë...
    Lajme16 Maj 2025
    Blerim Kuçi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga LDK dega në Suharekë, ku është shtuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.