Salih Mustafa, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet që nesër të deklarohet para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë mbi të.
Në ueb-faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara u bë e ditur se seanca e dytë dëgjimore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së është caktuar për nesër në orën 15:00.
“Nëse i akuzuarit nuk deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje (rregullën 92(2)(f) të Rregullores). Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e dytë për ecurinë e çështjes”,thuhet në këtë njoftim.