Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së LDK-së për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente.
“Një përshëndetje për LDK dhe vendimin e saj!”, ka shkruar Berisha.
“Miq, Kryetari i LDK, z. Lumir Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK ne nje akt ne vleresimin tim ne interesin me te mire te Kosoves, ka vendosur me shumice absolute votash ti mundesoje parlamentit te vendit zgjedhjen e zonjes Vjosa Osmani presidente e Kosoves”, shtoi ai.
“Me kete rast shpreh kenaqesine time dhe pershendes nga zemra kryetarin e LDK, z. Abdixhiku dhe kryesine e kesaj partie per kete vendim largpames, konstruktiv dhe burreror e ne respekt te plote te vullnetit te qytetareve dhe interesave me te mira te Kosoves.”, përfundoi Berisha.
Ndryshe, partisë së cilës i takon Berisha, PD, është në organizatën e njëjtë europiane në të cilën bën pjesë edhe EPP. Kjo organizatë mbledhë të gjitha partitë e krahut të djathtë konservator të Europës.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1870509009776664